Connect with us

Aktualitet

U vra dhe u gropos nga vëllai dhe babai, dy autorët kërkojnë pafajësi

Faik dhe Shkëlzen Buçi, babë e bir, të dënuar me 50 vjet burg në total për vrasjen dhe groposjen e Eglantina Buçit kërkojnë pafajsinë nga Gjykata e Lartë. Babai dhe vëllai i gruas së vrarë prej tyre në vitin 2012 e më pas groposur në Malin e Gropa, kërkojnë prishjen e dënimit me nga 25 vite burg pasi vendimi mori formën e prerë në Apel.

Vrasja ndodhi në vitin 2012 dhe u zbardh dy vite më parë, pasi në zonën e njohur si Mali me Gropa u gjet skeleti i groposur që pas ekzaminimit rezultoi se i përkiste Eglantina Bucit. Hetimi zbardhi edhe dinamikën e vrasjes, e cila ka nisur me thirrjen që i vëllai, Shkëlzeni i ka bërë Eglantinës për të konsumuar një kafe. Ata shoqëroheshin nga një shoku i Shkëlzenit. Rrugës për te Mali me Gropa, 23-vjeçarja e kuptoi se diçka nuk po shkonte siç duhet. Në këtë moment, i vëllai nxorri pistoletën dhe e qëlloi me një plumb. Pas 8 vitesh, shoku i Shkëlzenit, një person i cili ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë rrëfeu para hetuesve gjithçka dinte për këtë ngjarje të rëndë. Me dëshminë e tij u arrestua edhe Faiku, ndërsa shoku akuzohet se i ka ndihmuar babë e bir për të vrarë dhe fshehur trupin e vajzës te Mali me Gropa.

Por si u provua se ishte Eglantina? 

Eshtrat e skeletit u dërguan për ekzaminim në Kosovë, nga ku u përftua një material gjenetik i përputhshëm me ADN-në e nënës së Eglantinës nga ku u provua se skeleti ishte i të resë. Arsyeja e vrasjes makabre dyshohet se lidhet me mosdakordësinë që babë e bir kishin me largimin pa dëshirë të 23-vjeçares për të jetuar me të dashurin e saj.

Advertisement