Connect with us

Bota

Lufta në Ukrainë/ Zelensky bën thirrje për armë

UKRAINË– Lufta në Ukrainë nuk është ndalur dhe nuk ka ndërmend të ndalet, thotë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell. Ai thekson se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka ndërmend që t’i jap fund luftës.

“Fatkeqësisht, kur dëgjoj nga presidenti Putin, nuk mund të jem optimist, sepse ai vazhdon të thotë se ka qëllime ushtarake dhe derisa t’i arrijë ato, ai nuk do të ndalojë së bombarduari dhe shkatërruar vendin”, u tha Borrell gazetarëve.

Deklarata vjen pas bombardimeve të shumëfishta të shtëpive ku u regjistruan mbi 20 civilë të vdekur. Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vuri theksin se Ukraina ka nevojë për një mbrojtje ajrore.

“Ne kemi nevojë për mbrojtje ajrore dhe luftëtarë”, tha Zelensky.

Gjërat nuk po shkojnë mirë as në Rusi, ku grupi Wagner ka ngritur pretendime se nuk po furnizohen me municione dhe luftëtarë nga ushtria e rregullt ruse. Për pasojë, ai thotë se Wagner po rrezikon ekzistencën e saj.

Advertisement