Kosova
Bashkëpunim mes dy vendeve/ Kosova e Turqia afër marrëveshjes për…
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj gjatë vizitës në Republikën e Turqisë, ka takuar homologun Hulusi Akar.
Mehaj ka shkruar në Facebook se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes dy vendeve, bashkëpunim ky që do të thellohet edhe më tej në fushën ushtarake të trajnimeve dhe teknikës.
“Jemi duke punuar në nënshkrimin e marrëveshjes SOFA, marrëveshjes për shkëmbim të personelit dhe marrëveshjen në fushën ushtarake të trajnimeve, teknikës dhe shkencës. Ministri Akar shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për ndihmën që Republika e Kosovës i ka ofruar Republikës së Turqisë me rastin e tërmetit. Reagimi ka qenë në një kohë shumë të shkurtër dhe trupat e FSK-së kanë dhënë maksimumin e tyre për të shpëtuar të mbijetuarit. Turqia mbetet partner i yni në zhvillimin dhe forcimin e ushtrisë tonë. Gjithashtu, kemi zhvilluar takim të përbashkët me Ministrin e Industrive Strategjike të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin, Ajzerbejxhanit, Zekir Hasanov si dhe Ministrin e Mbrojtjes të Burkina Faso, Aimé Berthelemy Simporé”, ka shkruar ai.