Connect with us

Kronike

Ekzekutimi i Nikulajt/ Gjykata britanike lë në burg tre të arrestuarit

Gjykata britanike ka lënë në burg Edmond Haxhian, si dhe dy britanikët, që akuzohen si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Dailymail shkruan se Haxhia, 37 vjeç, që dyshohet se është porisutësi i vrasjes, Steven Hunt, 49 vjeç dhe Thomas Mathin, 35 vjeç, akuzohen për atentatin ndaj 51-vjeçarit që ka si motiv ‘vrasje për gjakmarrje’.

Policia beson se vrasja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mbi 80,000 paund mes dy familjeve. Hunt, Haxhia dhe Mathin janë arrestuar në Britani nga policia tre ditë më parë. Ata u paraqitën në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit pas një urdhër-arresti nga Shqipëria për ekstradimin e tyre. Të treve iu është caktuar masa e paraburgimit.

Hunt dhe Mathin janë nga Bristol, ndërkohë që për Haxhinë nuk u dha asnjë adresë. Po ashtu pas hekurave ndodhet dhe një 28-vjeçare britanike, shtetasja Harriet Bridgeman, e cila u arrestua pak orë më vonë nga të sipërpërmendurit. Sa i përket edhe ekzekutorit, Ruben Saraiva shtetasi portugez, ka dyshime se ai larguar si këmbësor drejt shtetit grek.

Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman të akuzuar si bashkëpunëtorë e informatorë në lidhje me vrasjen janë vënë në pranga në Londër dhe brenda datës 5 maj, Shqipëria duhet të përkthejë në anglisht provat dhe t’ia dërgojë Britanisë së Madhe për të bërë të mundur ekstradimin e tyre. Ndërsa në kërkim vijojnë Ruben Saraiva dhe Harry Simson. Vrasja u zbardh vetëm një javë pasi ndodhi. Edmond Haxhia akuzohet se solli në Tiranë 4 britanikët e portugezin për të mbyllur hesapet e gjakmarrjes që kishte të hapura me fisin Nikulja, që nga viti 1997. Haxhia është kushëri me vëllezërit Lestakaj që jetojnë në Londër dhe akuzonin Nikulajn se u kishte vrarë xhaxhain dhe nipin.

Advertisement