Politike
Debati Meta-Rakipi: Belua duket si budalla me këtë punën e autobusëve
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për garën elektorale në Bashkinë e Tiranës dhe veçanërisht për kandidatin Belind Këlliçi.
Meta ka debatuar me Ylli Rakipin lidhur me premtimin e Këlliçit për “autobus falas”, ndërkohë që gazetari e ka pyetur se përse kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, nuk flet për oligarkët, kullat dhe pastrimin e parave.
Ergys Mërtiri: Duhet thënë. Kush janë njerëzit që bëjnë ndërtimet? Kush janë ortakët e Edi Ramës?
Ylli Rakipi: Po që të merrni vota me autobus falas ju, nuk di ç’të them…
Ilir Meta: Ai mendon se në këtë mënyrë po jepet një zgjidhje për trafikun, për ndotjen, për shumë qytetarë që përdorin këtë sistem, gati 200 mijë vetë.
Ylli Rakipi: Një eksponent i rëndësishëm i PS më tha është budallëk që nuk i thonë, por më duket se marrin lekë vetë nga oligarkët prandaj nuk i thonë.
Ilir Meta: Oligarku më i madh është Edi Rama. 7.1 milionë metër katrorë leje ndërtimi ka dhënë kryetari aktual.
Ylli Rakipi: Nuk po themi që Këlliçi është i korruptuar, sepse s’ka patur mundësi, gjithë jetën në FRPD ka qenë ai. Por me këtë të autobusëve duket si budalla…
Ilir Meta: Ashtu të pëlqen ty ta paraqesësh, unë nuk të pengoj dot ty ta mendosh kështu.
Ylli Rakipi: Duke mos prekur oligarkët… Mendoni se do merrni votat e oligarkëve? Ata i ka Rama dhe Veliaj.
Ilir Meta: Vendimet e tij nuk do të jenë në favor të oligarkëve, por të qytetarëve. E dyta, jap garanci për kandidatët për këshillat bashkiakë, të jenë garantë për transparencën absolute.
Ylli Rakipi: Autobusin falas nuk e ka shpikur Ilir Meta sepse nuk është budalla…