Connect with us

Bota

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën nënë e bir

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Itali, ku dy shqiptarë, nënë e bir kanë humbur jetën. Aksidenti ka ndodhur në mbikalimin Roverino në Ventimiglia, ku përfshinë tre automjete, ndërsa mbetën të plagosur katër persona. Nënë e bir, 74 dhe 48 vjeç, nuk i mbijetuan dot plagëve të marra. Me veturën Opel Astra me të cilën po udhëtonin viktimat u përplas një tjetër 28-vjeçar shqiptar i cili drejtonte automjetin dhe motra e tij. Ata u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa motra e tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. 28-vjeçari ka vetëm lëndime të lehta.

Advertisement