Connect with us

Kronike

Tre turistë humbasin orientimin në pyll, policia u vjen në ndihmë

3 turistë izraelitë u gjetën në vështirësi në Krujë, por janë shpëtuar në kohë nga Policia. Të tre turistët humbën orientimin teksa ndodheshin në pyllin e fshatit Brret dhe kërkuan ndihmën e autoriteteve policore. Pas disa orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e tyre dhe transportimi bashkë me automjetin që udhëtonin drejt qytetit të Krujës.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia e Krujës i vjen në ndihmë 3 turistëve izraelitë që kishin humbur orientimin në pyllin e fshatit Brret. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë mundësuar edhe tërheqjen e automjetit të turistëve, duke përdorur një automjet të lartë deri në Krujë, pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin, kishte pësuar defekt në zonën malore të fshatit Brret. Pas telefonatës në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë, nga një turist izraelit, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, sepse kishte humbur orientimin në pyll, si pasojë e defektit të automjetit me të cilin udhëtonte bashkë me 2 shtetas të tjerë, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për të lokalizuar 3 turistët. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në pyllin e fshatit Brret, 3 shtetasit izraelitë Sh. H., 38 vjeç, M. Y., 30 vjeç dhe M. H., 38 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë tërhequr automjetin e këtyre shtetasve, që kishte pësuar defekt, dhe i kanë shoqëruar të tre ata, deri në qytetin e Krujës. 3 turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë që iu erdhën në ndihmë menjëherë pas telefonatës dhe për lëvizjen e automjetit të tyre nga vendi ku kishte pësuar defekt.

Advertisement