Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Dje ia hoqi Kosovës, sot Serbia e kërkon për vete – Shkrim nga NTV

“Serbia me ngadalë, duke rënkuar dhe ankuar njëherazi, po mbyll rrethin e hapur nga Sllobodan Milloshevici në vitin 1989. Në këto gati 35 vite, rruga ka qenë mbuluar nga heqja e autonomisë thelbësore të shqiptarëve të Kosovës e deri te lufta e dëshpëruar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, si formë e autonomisë thelbësore për serbët e mbetur në Kosovë”. Kështu shkruan gazetari serb Momcilo Gjurgjiç në një artikull të botuar në median kroate “Index” me titullin: Në një disfatë apokaliptike, Serbia po mbyll rrethin e përgjakshëm të nisur nga Milloshevici”, ku ai analizon ngjarjet më të fundit në Serbi, prej marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, qëndrimin serb karshi pushtimit rus të Ukrainës e deri te dy masakrat e mëdha që ndodhen ditet e kaluara në Serbi. “Atë çfarë ua morrën të tjerëve, tani po e kërkojmë për vete, nga po të njëjtët që ua morrën. E kam fjalën për autonominë. Ata s’e japin, ne mbajmë hundët lart dhe s’e pranojmë. Kjo është vetëm fotografia e parë e disfatës apokaliptike e një politike thelbësisht të vazhdueshme, të vulosur me gjakun e Zoran Gjingjiçit, që shënoi vetëm një pauzë të shkurtër në fillim të mijëvjeçarit” – shkruan Gjurgjiç Pikerisht ketu, vlerëson ai, nisi edhe kthesa…Koshtunica zëvendësoi Gjingjicin, Putini zëvendësoi Jeltsinin. Serbia, në vend që të nisej drejt kombeve modern, çau ferrën nëpër tundra e stepa, me paranojën kolektive të vëllezërve sllavë” Sipas gazetarit Momcilo Gjurgjiç, Serbia hoqi nga skena politike “edhe ata pak njerëz të rrallë” si Nenad Çanak dhe Çedomir Jovanoviç, që kishin pajtimin me të tjerët, si parim. “Paskësaj nisi çarja e madhe, buzë së cilës ndodhemi, e qe sa vjen dhe thellohet” – shkruan ai në “Index”, teksa dhe thekson – “E nëse i shtojmë faktin se Populli, siç i quan Bosi Vuçiç me dashuri qytetarët e vet, ndërmjet Çedomirit dhe Çanakut në njërën anë dhe Mlladiçin, Sheshelin dhe Slijvançanin në anët tjetër, me plot zemër serbët zgjodhën këta të fundit, është më e qartë se marshi kolektiv drejt humnerës me një litar mbi kokë tanë rri varur mbi ta. Ndjeshmëria, mbështetja dhe marrja anën e kriminelëve të luftës në vend të aktivistëve paqësor është ftesë për dhunë”. Sipas gazetarit te njohur, “Serbia, prandaj, mbetet e zënë mes Shtëpisë së Hirtë dhe Erës së Jugut, duke lëpirë Plagët e veta” Autonomia e plotë që kishte Kosova në ish-Federatën e Jugosllovaisë iu hoq dhunshëm nga ish-Presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviqi me amandamentimet kushtetuese të 23 marsit të vitit 1989. Pesë ditë më vonë Kuvendi i Serbisë do t’i miratonte ndryshimet kushtetuese përfundimisht duke ia zhbërë Kosovës autonominë. Më 1990 shqiptarët e Kosovës proklamuan ekzistencën e Republikës së Kosovës dhe e deklaruan shtet të pavarur në shtator të vitit 1992. Shqiptarët e Kosovës u përgjigjën me një rezistencë jo të dhunshme, duke përdorur një mosbindje të gjerë civile dhe duke krijuar struktura paralele në arsim, kujdes mjekësor dhe taksa, me qëllimin përfundimtar arritjen e pavarësisë së Kosovës.

Advertisement