Politike
Rama nis sot turin e falenderimeve nga Shkodra
Ashtu siç paralajmëroi pas rezultatit të zgjedhjeve 14 Majit, kryeministri Edi Rama do të nisë ditën e sotme një tur falenderimesh.
Dhe kjo do të ndodhë nga Shkodra, aty ku Partia Socialiste mori një fitore historike pasi për herë të parë do të drejtojë këtë bashki.
Rreth orës 16:00 Kryeministri Edi Rama do të ketë një takim me qytetarët në kryeqendrën e veriut.
Më pas, kreu i qeverisë do ta vazhdojë turin e tij në disa qytete të tjera kryesore.