Rajon
Zbulohet taktika e Vuçiç pas dorëheqjes nga partia/ Ja çfarë raportojnë mediat botërore
Dorëheqja e presidentit serb, Aleksander Vucic, nga pozita e kryetarit të partise, nuk ka kaluar pa u pare nga lupa e mediave të mëdha botërore. Mediumi amerikan, ‘Associated Press’ e ka komentuar si një taktikë për të krijuar një lëvizje më të gjerë politike për shkak se po përballet me një valë protestash antiqeveritare
Sipas analistëve, kjo është një përpjekje e presidentit të Serbisë për të rigrupuar sa më shumë njerëz pas një dekade pushtet dhe pas presionit publik gjithmonë e më shumë në rritje.
‘Associated Press’ shkruan për protestat masive që po organizohen pas vrasjeve masive, akuzat e protestuesve drejt qeverisë, e cila sipas tyre eshte pergjegjese për krijimin e një atmosfere me gjuhë urrjetjeje kundër kundërshtarëve politikë, ndihmuar edhe nga fushatat e pamëshirshme propagandistike në mediat kryesore serbe.
Agjencia amerikane shkruan se partitë opozitare janë zotuar të vazhdojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre, të cilat përfshijnë shkarkimin e ministrit të brendshëm dhe kreut të shërbimit inteligjent, heqjen e licencave të transmetimit për dy stacione televizive pro-qeveritare dhe shkarkimin e organit të monitorimit të medias.
Ndërkohë për lëvizjen e re të presidentit të Serbisë ka shkruar edhe mediumi francez FP, duke thënë se mitingu i organizuar të premten ngjante me një fushatë elektorale. ‘France Press’ citoi gjithashtu edhe deklaratën e drejtorit ekzekutiv të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, Bojan Klaçar, i cili ka thënë se Vuçic dëshiron të sigurojë një mandat tjetër politik duke krijuar një lëvizje të re, edhe si nje menyre “për të kapërcyer krizat që potencialisht mund të shpërthejnë brenda partisë së tij