Aktualitet
Përleshje masive mes shqiptarëve dhe serbëve në Austri, qëllohet me armë
Mediat austriake kanë raportuar për një përleshje masive mes shqiptarëve dhe serbëve në qyetetin e Linz-it në Austri. Bëhet me dije se përleshja mes grupit të shqiptarëve dhe serbëve ka ndodhur mëngjesin e të dielës në lagjen Bindermilch të Linz-it. Policia dyshon se në zënkën masive ishin përfshirë 20 persona. Nga informacionet e mbledhura nga grupi hetimor raportohet se tre prej personave të përfshirë në konflikt kanë qëlluar me armë zjarri në ajër Në momentin që policia ka mbërritur në vendngjarje të gjithë personat e përfshirë ishin larguar. Po vijon puna nga ana e autoriteteve për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në zënkë. Ende nuk dihen rrethanat apo arsyet që shtynë shqiptarët dhe serbët drejt përleshjes masive.