Kosova
Protestuesit serb nuk ndalen, sulmojnë makinën e policisë
Një makinë policie është penguar dhe sulmuar me mjete të forta nga protestuesit. Sipas “Express”, kjo konfirmohet nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Ai tha se si pasojë e sulmit me gurë, veturës i është thyer xhami.
“Mund të konfirmojmë se, një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveqanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit. Si pasojë e sulmit me mjete të forta (gurë), veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar”, tha Kelani.