Connect with us

Aktualitet

Turqia merr udhëheqjen e KFOR-it në Kosovë

Mediumi i njohur amerikan “Bloomberg” raporton se Turqia pritet që të marrë komandën e forcës së udhëhequr nga NATO në Kosovë.

Ky medium, duke cituar “zyrtarë turq të njohur me këtë çështje”, ka thënë se kjo do të ndodhë në një rotacion të planifikuar këtë vjeshtë, teksa dhe raporton se tani në rajon po ndodhin përplasjet më të këqija brenda dekadës.

Turqia pritet që ta marrë udhëheqjen e KFOR-it pas Italisë gjatë tetorit, kanë thënë këta zyrtarë, duke kërkuar që mos të identifikohen për shkak të sensitivitetit të situatës.

Ditëve të fundit, Turqia ka dërguar ushtarë në Kosovë pas protestave në veri që lanë rreth 30 trupa paqeruajtës të lënduar.

Nga Ankaraja nderkohe, siç raporton mediumi amerikan, nuk ka pasur një koment rreth këtyre informacioneve. Po ashtu, as zëdhënsit e NATO-s nuk kanë ofruar një përgjigje.

Advertisement