Aktualitet
Skandali në zyrën e Gjicit/ SPAK hetim për shpërdorim detyre
Prokuroria e Posaçme po heton për akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit Safet Gjici, i cili u shkarkua nga detyra pasi u përfshi në një skandal seksual në zyrën e tij brenda institucionit.
Burimet thanë se e kanë identifikuar vajzën që shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me Gjicin, por ende nuk e ka marrë dëshminë e saj.
Rrëfimi i saj do të jetë vendimtar për hetimin.
Ndërsa për të dëshmuar do të thirren edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë. Vetë Gjici i cili dha dorëheqje nga detyra pak orë para se të shkarkohej, e pranoi autenticitetin e videos dhe tha se me vajzën kishte lidhje intime. Por u shpreh se u fut në kurth nga kundërshtarët.
SPAK po heton për të zbuluar nëse në videon e plotë ka patur biseda apo dhënie të favoreve që do të rëndonte pozitën e tij si dhe të zbulojë se kush e realizoi videon.
Dyshimet janë që materiali filmik është me i gjatë, por nuk ka konfirmime për brendinë. Prokurorja Manjola Kajana po kryen veprime hetimore qe nga sekuestrimi i regjistrit të hyrje daljeve në Bashki pamje filmike e po ashtu edhe dokumente.