Connect with us

Politike

Bardhi: S’ka kompromis për shpërbërjen e PD-së, kjo i intereson Ramës

Gazment Bardhi gjatë një deklaratë për median tha se aktet e Kryesisë janë në shkelje me Statutin e partisë.

Ai tha se 17 deputetë nuk do të jenë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar që pritet të mbahet nesër.

Bardhi: Nuk isha njohur me përmbajtjen konkrete të tij, jam për të deklaruar se vendimi bie ndesh me statutin e PD dhe vendime të Këshillit Kombëtar, vendimi i kryesisë i heq kompetencat këshillit të përgjithshëm dhe sekretarit të përgjithshëm. Sipas statutit organizmi i partisë dhe organeve është përgjegjësi e sekretarit të përgjithshëm. 17 anëtarë vendosën mos pjesëmarrjen e mbledhjes së nesërme në kundërshtim flagrant. Një histori e shëmtuar që nuk duhet të përsëritet më kurrë. Mendoja se ishim distancuar. Ne i qëndrojmë koherent, nuk mund të ndryshojmë për interesin personal. Partia Demokratike ka nevojë për reflektim jo për urrejtje. Qëndrimi im nuk ka lidhje me emrat, i kolegëve ka një qëllim si të forcohet PD. Kolegët e kryesisë të tregojnë maturi në vendimmarrjet e tyre. Ka vetëm një PD dhe është ajo PD që do duhet të forcohet dhe të bëhet alternativë qeverisëse. 

Rruga që kemi nisur, nuk mund t’i ngjajë proceseve fiktive që e kanë dëmtuar PD-në në të shkuarën. Kjo është një histori e shëmtuar dhe anti-statutore, që nuk duhet të përsëritet më në Partinë Demokratike. Në këtë moment, PD-ja ka nevojë për maturi, jo konflikt, reflektim me jo urrejtje. Ka nevojë për mendimin ndryshe dhe jo përjashtime të reja.

Kujt i shërben një tjetër konflikt në PD? Përse sajohen provokime dhe devijime nga statuti që na ndajnë, kur sot duhet të jemi bashkë. Kujt i intereson kjo ndarje? Di të them me siguri se është e qartë se ky nuk është interesi më i mirë i demokratëve dhe Shqipërisë. Një PD që humbet në debatet e brendshme, i intereson vetëm Edi Ramës dhe regjimit të tij.

Ky qëndrim nuk më shërben mua. Do ishte e lehtë të bënim rolin sa për të marrë një post, por ju siguroj se as nuk kemi dhe as nuk do bëjmë kompromis për shpërbërjen e PD-së. Nuk ka kompromis për këtë. Beteja e kolegëve të mi ka vetëm një qëllim, të qëndrojmë përballë pushtetit dhe të kthehemi në alternativë qeverisëse

Advertisement