Aktualitet
Alma profesionistja/ Veç me Safet Gjicin, edhe në Bashkinë e Librazhdit…?
E prezantuar si Alma Tafa, vajza që futi në kurth Safet Gjicin duket se këtë punë nuk e kishte për herë të parë. Ndërkohë që ajo shkoi në zyrën e Safet Gjicit, i ofroi seks dhe pastaj i kërkoi një tender, në një kohë kur të gjith veprimet e saj i kishte të regjistruara. Gjatë një bisede që Alma ishte duket bërë me punonjës së Bashkisë së Kukësit, ajo tregon se më herët një projekt të tillë e kishte zhvilluar edhe me Bashkinë e Librazhdit. Prokjekti që Alma i ofroi një ndër bashkive më të varfra të vendit ishte për mbledhjen e qenëve të rrugës dhe trajtimin e tyre në këmbim të një shumë prej 6 mijë lekësh të rinj. Nuk dihet se si Alma e ka arritur këtë kontratë me Bashkinë e Librazhdit, ama për të gjithë këtë ngjarje pritet përfundimi i hetimeve nga ana e SPAK.
Pjesë nga biseda:
Punonjësi: Si vepëroni me bashkitë?
Alma: Lidhim një kontratë, bëjmë një preventiv se sa qenë do të jenë për një vit, ndërkohë që kostoja për një qen në muaj shkon tek 60 mijë lekë të vjetra, flas me ushqim veteriner dhe të gjitha.
Po përpiqemi ta zgjerojmë qendërën sepse është vendi shumë i vogël dhe nuk e lejon.
Ne bëm para dy vitesh me Bashkinë e Librazhdit dhe eci mirë, për sa e aprovoni pastaj është pjesa juaj.