Connect with us

Bota

Nuk do tolerojmë/ Borrell i alarmuar pas arrestimeve

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka thënë se është shumë i alarmuar me situatën në veri të Kosovës.

Ai ka kritikuar fuqishëm Kosovën, duke reaguar pas arrestimeve të reja nga policia, ndaj të dyshuarve për dhunë ndaj KFOR-it dhe pas marshimit të rregullt të Ushtrisë së Kosovës në Mitrovicën jugore, duke i konsideruar arrestimet pa përfillje të procedurave gjyqësore. Gjithashtu Borrell ka kritikuar edhe Serbinë, për retorikën e saj nxitëse.

Shefi I diplomacies europiane ka theksuar se ky eskalim në rritje, nuk do të tolerohet.

“Përkundër takimit të krizës pardje, eskalimi po vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, ka shkruar Borrell

 

 

Advertisement