Rajon
Vuçiç: Me Rutte kemi pikëpamje të ndryshme, ai nuk i përmendi arrestimet
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha pas takimit me Kryeministrin e Holandës Rutte dhe atë të Luxemburgut Bettel se kanë qëndrime të ndryshme për situatën në Kosovë. Por, ka theksuar edhe që gëzohet se bashkëbiseduesit kanë qenë të sinqertë.
Duke përmendur deklaratat e Kryeministrit holandez “për sulmet ndaj gazetarëve”, por jo “për arrestimin e serbëve”, sipas Vuçiç , kjo tregon pozitën e vështirë të Serbisë. Ai gjithashtu ka thënë se Holanda dhe Luksemburgu duan të kenë marrëdhënie më të mira, por mesa duket nuk kanë nevojë të dinë çdo detaj për Kosovën.
Nga ana tjetër, Kryeministri i Luksenburgut, është shprehur se është e rëndësishme të qetësohen tensionet në Veri të Kosovës dhe se deeskalimi është në interes jo vetëm të rajonit por edhe të BE-së.