Kronike
Atentati ndaj Gentian Bejtjes, dëshmitari: Tre persona qëlluan…
Një atentat tronditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm, u qëllua me armë zjarri për të vrarë Gentian Bejtjen.
Por si pasojë e breshërisë së plumbave humbi jetën 29-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën nipërit e tij, dy djemtë e mitur të Bejtjes. Grupi hetimor që është angazhuar në zbardhjen e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në banesën e “shënjestrës” ka administruar dëshminë e një të afërmi të objektivit.
Dëshmitari është banor në të njëjtën lagje me Bejtjen. Ai ka rrëfyer për hetuesit se pas krismave, ka parë nga dritarja tre persona që po largoheshin dhe momentin kur ata kanë qëlluar edhe njëherë, rreth 20-25 metër larg vendit të ngjarjes, ku edhe janë gjetur 4 gëzhoja.
Por për shkak të ndriçimit të kufizuar dëshmitari nuk ka mundur të identifikojë, apo fiksojë shenja dalluese tek autorët. Të njëtat burime nga grupi hetimor, deri më tani, Policia e Shtetit janë administruar edhe pamjet e një kamere sigurie në banesën e Gentian Bejtjes. Nga pamjet është fiksuar vetëm lëvizja e njërit prej tre autorëve, por pa mundësi identifikimi. Ata kanë djegur mjetin me të cilin kryen krimin e më pas u larguan në drejtim të paditur. Brenda mjetit të shkrumbuar, i cili rezulton të jetë i vjedhur në Tiranë janë gjetur 3 kallashnikovë./Dosja.al