Connect with us

Kosova

Rama ironizon Kurtin: As në rininë time nuk i kam shkuar pas një Xhuljete indiferente si Albini

Kryeministri Edi Rama, I cili ndodhet prej ditës së djeshme në Kosovës, në kuadër të turit ballkanik, nuk i ka kursyer ironitë për kryeministrin Albin Kurtin, i cili nuk pranoi ta takojë në vizitën që zhvilloi në Prishtinë.

Rama tha se kurrë nuk i ka shkuar nga mbrapa as në rini, një Xhuljete kaq indiferente, sa Albin Kurtit.

Kryeministri shqiptar tha se ky takim ishte i nevojshëm për shkak të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë në muajin tetor.

“As në rininë time nuk i kam shkuar mbrapa një xhuljete indiferente me aq shumë kërkesa sa i kam bërë personalisht Albinit për këtë takim, edhe për takimin e mëparshëm. Për këtë takim se është pjesë e një procesi ku Kosova është aty një nga 6 vendet. Nuk e konceptoja dot që në raportin që do bëjmë për Berlinin të shkruajmë nga Kosova s’kemi ndonjë material, propozim se s’kemi arritur të kontaktojmë”- deklaroi kryeministri Edi Rama

 

Advertisement