Aktualitet
Spastrim etnik në Kosovë/ Vuçiç: Nuk mund ta fus kokën në rërë si struci
“Fushata e persekutimit të serbëve nga Kosova dhe spastrimit etnik është në vazhdim dhe i mirëorganizuar nga autoritetet në Prishtinë, por edhe përkrahur nga disa ndërkombëtarë” – Kështu deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, në konferencën e sotme për media.
Prej 11 vitesh kam marrë pjesë në negociatat, shtoi ai, duke treguar se sot Serbia është në situatën më të vështirë.
“Jo nga dëshira por nga përgjegjësia e tyre dhe nga aktivitetet e përditshme të regjimit në Prishtinë” – theksoi Vucic
Siç tha ai, “ndoshta do ta kisha më të lehtë të mos thoshte asgjë por nuk mund ta fusja kokën në rërë si struci dhe të them se nuk ka asgjë të tmerrshme…”.
Megjithatë, Vucic tha se nuk i shkon mendja të bëjë luftë kundër NATO-s, por as që nuk i shkon mendja të gënjejë popullin e tij se nuk po ndodh asgjë…