Connect with us

Rajon

Vuçiç: Serbia dëshiron paqen, i kemi përmbushur gjërat më të rëndësishme për deeskalimin

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Serbia dëshiron paqen dhe I ka përmbushur pikat më të rëndësishme të bashkësisë ndërkombëtare për deeskalimin e situatës në Kosovë.

Ai gjithashtu theksoi se pas dekadash heshtjeje në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, me kryeministrin e Shqipërisë filluam të ndryshojmë trashëgiminë politike

“Në vitet e kaluara kemi treguar se me rezultate konkrete vendet dhe popujt tanë mund të ecin përpara shumë më shpejt dhe të bashkëpunojnë shumë më mirë”, theksoi Vuçiç në konferencën e përbashkët me Ramën

Vuçiç u shpreh se me Edi Ramën diskutuan të gjitha çështjet rajonale, si dhe procesin e Berlinit.

“Ne gjithmonë e kemi mbështetur Procesin e Berlinit si një format rajonal shumë i dobishëm dhe besojmë se do të kontribuojë në bashkëpunimin e mëtejshëm, procesin e pajtimit dhe tejkalimin e trashëgimisë së së kaluarës”, theksoi Vuçiç

Advertisement