Connect with us

Rajon

Jokeri i Vuçiçit/ Zbërthehen prapaskenat e sanksioneve ndaj Kosovës

Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj ka komentuar vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Europian.

Ai I kritikoi ashpër këto masa të Unionit duke i cilësuar si skandaloze, pasi ato janë në adresë të gabuar dhe duhej ti adresoheshin Serbisë

“Sa poshtë ka rënë katundi!” Kështu thotë populli, në habinë e tij të skajshme, për veprimet skandaloze, që bëjnë ata, prej të cilëve nuk pritej! Sanksionet e BE-së dhe të tjerëve, të vendosura ndaj Kosovës, janë në adresë të gabuar. Është Serbia që duhej dhe duhet sanksionuar, për shkeljen e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit. Përkundër Kosovës, Vuçiç anashkalon të gjitha marrëveshjet tjera dhe nxjerrë si “joker”, qëllimshëm, Asociacionin” – deklaroi Zeqiraj teksa dhe theksoi:

“Toleranca me tepëri e BE-së, për Serbinë, pretenduese e shantazhuese, ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe, në veçanti, me shenjestër Kosovën, i ka krijuar hapësirë për ta destabilizuar jo vetëm Kosovën, por edhe më gjërë, Ballkanin. Dhe, për revanshin e sotëm të Serbisë, nesër do të pendohen, ashtu siç u pendua Christopher Hill, për lejimin e themelimit të Asociacionit të 14 komunave në Bosnje e Hercegovinë, që fundoi me “Republika Srpska”! Por, pendimi i vonuar nuk amniston fajësinë, tashmë, të bërë”