Lifestyle
Shkaktarët kryesorë të lodhjes së syve – Shenjat e para
Okulistët thonë se sytë e njeriut nuk janë imunë ndaj lodhjes.
Sipas tyre, lodhja mund të ndodhë nga sforcimi ose përdorimi afatgjatë i kompjuterit, telefonit e të tjerë.
Sytë e njeriut kanë tre grupime muskujsh.
Secili prej tyre punon fort, sidomos kur ne lexojmë ose përdorim kompjuterin për një kohë të gjatë, por edhe faktorë të tjerë që do i mësoni më poshtë.
Përdorimi dhe sforcimi i muskujve nxit lodhjen dhe dobësimin e shikimit
Simptomat e Lodhjes së Syve
Disa prej simptomave më të zakonshme të lodhjes së syve janë:
- Djegie, kruarje dhe dhimbje të syve
- Lotim ose tharje e syve
- Shikim i mjegulluar
- Dhimbje koke,
- Dhimbje të shpatullave, shpinës dhe qafës.
- Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës
- Vështirësi në përqendrim
- Vështirësi në hapjen e syve.
Shkaktarët Kryesorë të Lodhjes së Syve
Disa prej shkaktarëve më të mëdhenj të lodhjes së syve janë:
- Përdorimi i pajisjeve dixhitale,
- Leximi afat-gjatë dhe i tepruar e pa pushim
- Udhëtimet e gjata me makinë që kërkojnë përqendrim maksimal,
- Ekspozimi ndaj dritës së fortë ose të zbehtë për një kohë të gjatë.
- Tharja e syrit,
- Stresi dhe lodhja
- Ekspozimi afat-gjatë ndaj ajrit të kondicionuar ose shumë të ngrohtë
Kompjuteri i lodh sytë më shumë se librat sepse:
Njerëzit kanë tendencën të pulisin më pak sytë dhe pulitja është thelbësore për lubrifikimin e syve
Ekrani reflektohet
Ekrani kërkon një pikëpamje të duhur
Ekrani ka kontrast të ulët.
Faktorë të tjerë që përkeqësojnë problemin me sytë janë: ajri i ndotur, mënyra e gabuar e të qëndruarit në këmbë ose ulur por edhe ngulitja e syve në ekran për një kohë të gjatë.
Lodhja e syve mund të jetë rraskapitëse dhe sfilitëse. Ajo nxit lodhjen fizike por edhe ndikon ndjeshëm tek aftësia e njeriut për tu përqendruar.
Ekspertët rekomandojnë adresimin e problemit sa më parë duke bërë një vizitë tek okulisti dhe mos abuzuar me pajisjet dixhitale.