Connect with us

Kronike

I vuri flakën 3 mjeteve, autori në polici: E dogja gabimisht

Blutë e Vlorës kanë zbardhur ngjarjen e një dite më parë në Vlorë, ku u dogjën tre makina në lagjen “Pavarësia”. Në pranga të policisë ka rënë porositësi i vënies së zjarrit, Julian Çobo, 32-vjeç, si dhe ekzekutori Kreshnik Yzeiri, 40-vjeç. Në kërkim është shpallur Elton Lushaj, 41-vjeç, banues në Vlorë.

Ky i fundit ka siguruar lëndën djegëse, ndërsa Kreshnik Yzeiri ka kryer zjarrvënien. Policia thotë se nga hetimet, rezulton se Julian Çobo ka bashkëpunuar me dy të tjerë, për djegien e tre automjeteve, për motive të cilat policia nuk i bën të ditura, duke qenë se hetimi vijon.

Autori i zjarrvënies Kreshnik Yzeiri ka deklaruar në polici se ka djegur gabimisht njërën nga makinat, pasi e ka ngatërruar. Ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme është zbardhur nga policia, ku në lagjen “Pavarësia” u dogjën tre automjete në pronësi të Artur Hysit, Petref Koshenës dhe Nerizan Hoxhajt.

Advertisement