Connect with us

Bota

Kongresmeni republikan kritikon Kosovën: Veprimet e Kurtit, destabilizuese

Kongresmenti republikan Thomas Kean, duke kritikuar administratën e presidentit Joe Biden ka deklaruar se “Nuk ka një çështje të vetme që po e bllokon Ballkanin Perëndimor sesa dështimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”

“Nën kujdesin e kësaj administrata, protestat e dhunshme në veri të Kosovës kërcënuan eskalimin që mund të kishte përfshirë tërë rajonin. Qasja aktuale e SHBA-së po dështon për të mbajtur larg tensionet etnike dhe paqëndrueshmërinë” – deklaroi republikani Kean, duke drejtuar fjalë të ashpra edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Veprimet e pakoordinuara të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke përdorur forcat policore të Kosovës për të vendosur kryebashkiakët lokalë, ishin të pakujdesshme dhe destabilizuese”, tha Kean.

Por ai pati kritika edhe ndaj serbëve të cilët shkaktuan dhunë të paparë ndaj KFOR-it javë më parë, duke kërkuar që të dënohet çfarëdo roli që Serbia ka luajtur në këto ngjarje huligane.

“Megjithatë, dhuna e protestuesve serbë që çoi në lëndimin e disa dhjetëra ushtarëve të KFOR-it, duhet të dënohet gjithashtu, siç duhet të dënohet edhe çdo rol direkt apo indirekt që ka luajtur Beogradi për t’i organizuar dhe për t’i armatosur ata protestues. Jam i shqetësuar që kjo administratë s’po flet qartë për këta të fundit.” – tha kongresmeni republikan

 

Advertisement