Aktualitet
Fieri mbulohet nga flakët dhe tymi, helikopteri ‘Cuagar’ i bashkohet forcave zjarrfikëse
Prej ditësh vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në fshatrat e Fierit. Sakaq, këtë të martë një helikopter ‘Cuagar’ i ministrisë së Mbrojtjes ka nisur operacionin për fikjen e flakëve në zonën e Krapsit.
E gjithë kjo zonë është e pushtuar nga tymi. Aktualisht, flakët po mbahen nën kontroll nga forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Roskovecit dhe Albpetrolit. Ndërkohë, era e fortë e bën të vështirë ndërhyrjen dhe favorizon përhapjen më tej të zjarrit.
Deri më tani për fat të mirë nuk ka raportime për persona të lënduar, apo banesa të djegura.