Politike
Shehu ironizon Bashën: Mbas 18 vitesh karrierë të dështuar po shfaqesh si e ardhmja e vendit
Ish-deputeti demokrat Sheferedin Shehu ka ironizuar situatën në grupin e Lulzim Bashës, që po kërkojnë që mbajnë zgjedhje për kryetar të PD-së. Me anë të një postimi në Facebook, Shehu shkruan se Basha po shfaqet si e ardhmja e vendit pas 18 vitesh karriere të dështuar. Po ashtu ai ka përmendur disa nga dështimet e Lulzim Bashës gjatë karrierës së tij politike, ndërkohë që ka theksuar se është si qeni i keq që kafshon të zotin e tij.
Postimi i Plotë:
Për Lulin dhe Lulzimsat!!!!! Mbas 18 vjet karriere të dështuar politike, Luli po na shfaqet përsëri si e ardhmja e Shqipërisë. Po mirë more Lul na thuaj më parë përse: 1. Ti nuk bëre asnjëherë zgjedhje në Partinë Demokratike, 2. Ti nuk bëre asnjë lëvizje demokratizuese si Kryetar i Partisë Demokratike, 3. E shkele karrierën dhe meritokracinë në kandidimet e Partisë Demokratike, 4. Nën udhëheqjen tënde Partia Demokratike shënoi vetëm humbje, 5. Nuk vendose asnjë normë statutore demokratike, si p.sh. dorëheqja e Kryetarit humbës, 6. Pas çdo humbje shpalle zgjedhjet për Kryetar të Partisë Demokratike si i “ngrirë” ose me ngut dhe i pa ngrirë fare, pa bërë më parë analizë dhe nxjerëë përgjegjësisë për humbjet 7. Etj.etj. etj.
O Lul! Ti je i përkëdheluri i Sali Berishës sepse nga askushi të bëri Ministrin e 3 Ministrive më të rëndësishme, Kryetar të Bashkisë së Tiranës dhe më në fund edhe Kryetar të Groposjes së Partisë Demokratike. Më shumë se sa të dha Sali Berisha nuk do të të japë askush. Por, me sa duket për ty më të rëndësishme janë paratë. Sepse tani do që të dëmtosh Partinë Deemokratike dhe Berishën për interesat e Ramës, ose ndryshe siç thotë populli ti je si ai qeni i keq që ha të zotin. O Lul!!!!!! Populli e thotë por dhe ti e vërtetove se po qe se nuk je i zoti nuk mundet që të të bëjnë të tjerët. O Lul!!!! Ndale mashtrimin dhe mos u shtir si Europian. Sepse Europian duhet të jesh dhe ti nuk u bërë dot edhe pse pate kohën e mjaftueshme dhe tu dhurua gjithça. O Lul!!!!!!! Ti nuk je veçse një qullash dhe interesaxhi i vogël dhe me kinezërirat e tua mund të mashtrosh vetëm disa qullashë dhe interesaxhinj të tjerë sa për të prishur punë. Edhe ata qullashët apo interesaxhinjtë e vegjël që të vinë mbrapa do ta kuptojnë që ti je askushi por nesër do të jetë vonë.