Bota
E rëndë/ I refuzuan vizën, burri qëllon me armë punonjësen
Një sulm me armë zjarri është raportuar në konsullatën suedeze në Izmir. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në konsullatën e Suedisë dhe Norvegjisë në Punta, ku raportohet se një punonjëse ka mbetur e plagosur rëndë.
Ajo u dërgua në spital dhe trajtimi i saj po vazhdon në reanimacion. Autori, i cili ka shkuar atje për procedurat e vizave, ka qëlluar me armë kur nuk ka marrë përgjigjen që donte, shkruajnë mediat turke.
Ky sulm vjen 24 orë pasi dy persona dogjën Kuranin gjatë një mitingu përpara ndërtesës së Parlamentit në Stokholm.