Connect with us

Kronike

Djali i anëtares së KLP vrau 55-vjeçarin/ Dëshmitari: E goditi me dy grushte…

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku një ditë më parë djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Rei Meta goditi për vdekje me grushte 55-vjeçarin, Armando Meshau.

Mësohet se viktima kishte dalë nga një zyrë noterie afër Gjykatës së Vlorës dhe ka hyrë brenda një qendre internet për të printuar disa dokumente. Aty ka shkuar edhe punonjësi i Doganave, 33-vjeçari Rei Meta, i cili fillimisht ka debatuar me viktimën për konflikin që kishin për një pronë dhe më pas e ka goditur me 2 grushte që kanë rezultuar fatale për 55-vjeçarin.

Ndërkohë sipas dëshmisë së punëtorit të qendrës së internetit për News.24, nuk ka pasur përleshje mes tyre.

“Nuk ka pasur përleshje mes tyre. Ishin vetëm dy goditje”,-tha punonjësi i qendrës së internetit.

33-vkeçari e ka qëlluar me një grusht në fytyrë dhe një në pjesën e pasme të kokës Armando Meshaun, i cili ka rënë në tokë, dhe Rei Meta më pas është larguar nga vendngjarja.

Advertisement