Connect with us

Bota

Perëndimi fajtor për çështjen e Kosovës

Ivor Roberts ish-ambasador i Britanisë së Madhe në ish-Jugosllavi në vitet 90’ dhe autor i librit “Biseda me Millosheviç-in”, ka thënë se të gjithë janë fajtor që nuk është arritur zgjidhje paqësore për çështjen e Kosovës.

“Në Kosovë kishte një problem që duhej zgjidhur dhe të gjithë ne duhet të ndajmë një pjesë të fajit për faktin se nuk ka zgjidhje paqësore”, tha ish ambasadori.

Duke folur për akuzat e kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Cairns, për kontrabandën e armëve në Kosovë, Roberts theksoi se deputetët e Britanisë së Madhe apo të vendeve të tjera nuk duhet ta përkeqësojnë situatën.

“Ballkani në tërësi është një zonë pjellore për teori konspirative, lajme të rreme dhe dezinformata. Siç kam shkruar kohët e fundit, nuk mendoj se parlamentarët në Mbretërinë e Bashkuar apo gjetkë duhet të përfshihen në përkeqësimin e situatës dhe parandalimin e një marrëveshjeje duke përhapur informacione të rreme” – deklaroi Ivor Roberts

 

Advertisement