Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Koncesioni i sterilizimit, vijon i ndarë hetimi për ish-ministrin e Shëndetësisë Beqaj

Burime për gazetaren e NTV.AL bëjnë me dije se pritet që të ketë edhe persona të tjerë në lidhje me hetimet për tenderin e sterilizimit.

Ndërkohë bëhet me dije se hetimi për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqajn vijon por çështja për të është ndarë dhe po hetohet më vete. Po ashtu vijon hetimi ndaj ish-ministrit edhe për tenderin e Check-Up me vlerë 130 mln euro e sipas gazetares Keti Banushi hetimet pritet të mbyllen brenda muajit gusht.

Ilir Beqja, ish ministër i Shëndetësisë, rreth një muaj më parë u thirr në SPAK dhe u pyet nga prokurori Edvin Kondilli në lidhje me dhënien e koncesionit të sterilizimit. Beqaj, u mbajt për më shumë se 8 orë në prokurorinë e Posaçme, ndërsa ishte thirrur si një person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, e jo si i pandehur.

Arrestimet për koncesionin e sterilizimit, Basha thirrje SPAK-ut: T’i shkojë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive

1690895314_basha.jpgPas arrestimeve me urdhër të SPAK sa i takon koncensionit të sterilizimit, ka reaguar kryedemokrati Basha.“Koncesionet në shëndetësi janë vepra korruptive të qeverisë Rama, të cilat janë denoncuar publikisht dhe janë kallëzuar penalisht në SPAK nga Partia Demokratike. Për vite me radhë paratë e shqiptarëve nuk janë vendosur në shërbim të pacientëve, por të politikanëve të korruptuar dhe klientëve të tyre. Kjo lojë e paskrupullt me shëndetin e njerëzve, është dëshmi e makutërisë primitive të kësaj qeverie, e cila duhet hetuar në thellësi, duke shkuar deri tek burimi i kësaj filozofie korruptive dhe rrënuese për interesin publik, e cila nuk u ndal as gjatë kohës së vështirë të pandemisë. Përshëndes veprimet hetimore të SPAK dhe e inkurajoj t’i shkojnë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive që kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme për qytetarët shqiptarë, të cilët presin dhe meritojnë drejtësi!”- thotw Basha.

….

Koncensioni i sterilizimit, detyrim paraqitje për Shefin e Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata

1692257052_arbengjata2gigapixelstandardwidth4500px.jpgRektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata i  është caktuar masa detyrim paraqitjeje nga SPAK lidhur me hetimin e koncensionit të sterilizimit…..

Tetë masa sigurie janë firmosur nga SPAK për ish-zyrtarë të implikuar në koncesionin e sterilizimit, me vlerë 100 milion euro. Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj sipas burimeve ka rënë në pranga, dhe po ashtu edhe biznesmeni Ilir Rrapaj që ka marrë këtë koncesion dhe që akuzohet për mashtrim.

 

‘Arrest shtëpie’ është vendosur për Saimir Kadiun drejtor ekonomik në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike në Ministrinë e Shëndetësisë..

Kirurgu Arben Gjata, shef Kirurgjie dhe rektor i Universitetit të Mjekësisë është në detyrim paraqitjeje. E njëjta masë është vendosur për Naile Ajazin, Genc Byrazerin dhe Petro Mersinin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë. Akuzat që rëndojnë mbi ta, janë falsifikim dhe shpërdorim detyre.

SPAK ka thirrur edhe ish-ministrin e Financave Shkëlqim Canin dëshmitar për koncesionin e sterilizimit.

Sa i përket fituesit të koncesionit Ilir Rrapaj, burime thonë se ai kishte refuzuar të paraqitej vullnetarisht për të dëshmuar në SPAK, ndaj do të dërgohet me polici. Ai është pronar i kompanisë Investital LLC së bashku me një grup kompanish italiane ku Rrapaj kishte 40 për qind të aksioneve.

Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

 

 

Advertisement