Aktualitet
Ferri që përjetoi 25 vjeçarja në Sarandë…
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në fshatin Dërmish të Finiqit. 57-vjeçari Ramadan Rroko u arrestua pasi vajza e tij 25-vjeçare tregoi se ai abuzonte seksualisht me të. Vajza kishte një muaj që ishte rikthyer të jetonte me babain pasi ishte rritur në jetimore që kur prindërit u divorcuan. Por para se të ndodhte kjo, 20 vite më parë, gruaja e Rrokos duke qenë me probleme të shëndetit mendor kishte helmuar fëmijët e saj. Dy prej fëmijëve ndërruan jetë, ndërsa vajza 25-vjeçare tanimë dhe vëllai i saj mbijetuan. Ajo u dërgua në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës, ndërkohë që nuk dihet asgjë për fatin e vëllait të saj. Pas kësaj ngjarje të rëndë, Rroko u largua nga Lushnja dhe u zhvendos në fshatin Dërmish të Finiqit, ku jetonte i vetëm deri një muaj më parë.