Connect with us

Kosova

Gjysmë hapat dhe hapat fals/ Eksperti i sigurisë në Uashington: Kosova po humbet

Adrian Shtuni, ekspert i politikës së jashtme dhe sigurisë me bazë në Uashington dhe bashkëpunëtor i Qendrës Ndërkombëtare për Kundër-Terrorizëm, në Hagë, ka thënë se nga e gjithë situata e tensionuar në veri të vendit, po humbet vetëm Kosova.

Shtuni ka kërkuar reflektim nga kryeministri Albin Kurti dhe zbatim të përshpejtuar të kërkesave të partnerëve strategjikë për rikthim të normalitetit në veri të vendit.

“Kjo qasje kokëmëvete dhe pasojat e saj, çojnë ujë drejtpërdrejt në mullirin e atyre që duan ta shohin Kosovën të dobët e të destabilizuar, të përçarë nga brenda, dhe të vetmuar, apo edhe më keq, të izoluar ndërkombëtarisht” – theksoi Shtuni

Eksperti ka vlerësuar se e vetmja rrugë për normalizimin e situatës në veri, është bashkërendimi i veprimeve me aleatët, EULEX-in dhe KFOR-in, si bashkëpërgjegjës për garantimin e sigurisë dhe mbizotrimin e ligjit në tërë vendin, përfshirë veriun.

“Prapësimi i masave ndëshkuese është tërësisht në dorën e autoriteteve në Prishtinë. Çdo ditë vonesë ka një faturë të rëndë për popullin, për ekonominë dhe realitetin social e politik të vendit, ndaj e vetmja politike e përgjegjëshme në këto rrethana është të mos humbet kohë më tej duke bërë gjysëm hapa apo hapa fals” – deklaroi , ekspert i politikës së jashtme dhe sigurisë Adrian Shtuni

 

 

Advertisement