Kosova
Albin Kurti mjaftë i çuditshëm/ Analisti i njohur kryqëzon kryeministrin
Alon Ben-Meir, analist politik, konsulent dhe kolumnist i shumë mediave ndërkombëtare, ka konsideruar se kryeministri Kurti do duhej të themelonte Asociacionin e Komunave me shumicë serbe që në krye të herës. Sipas tij, ai duket se nuk e ka vlerësuar faktin se Kosova për SHBA-në dhe BE-në është pjesë përbërëse e interesit të tyre të përgjithshëm strategjik në rajon, veçanërisht pas përpjekjeve të Rusisë për të destabilizuar edhe më tej rajonin së bashku me Serbinë.
Ben-Meir gjithashtu theksoi se Kurti ka humbur shumë kohë duke tentuar t’i bindë pjesëtarët e komunitetit serb të pranojnë pavarësinë dhe simbolet kombëtare të Kosovës dhe e ka cilësuar “mjaft të çuditshëm” faktin se kryeministri ka kërkuar vazhdimisht të integrojë Kosovën në BE, por ai, siç ka thënë analisti amerikan, po e tjetërson vetë familjen që dëshiron t’i bashkohet, ndërkohë që ka dështuar të marrë masat e nevojshme për të përmbushur kushtet për integrime evorpiane.
Kolumnisti Ben-Meir u shpreh gjithashtu se Kurti e ka injoruar faktin që presidenti serb e di se prosperiteti i Serbisë varet nga BE-ja dhe duhet të përmbushë standardet e BE-së, por edhe njohja e pavarësisë së Kosovës mbetet një kusht qendror për anëtarësimin e Serbisë në BE.