Politike
‘Shkelnim mbi gëzhoja’, ish-oficeri i Forcave Speciale rrëfen si e larguan Nanon nga burgu në ’97
Ish-oficeri i Forcave Speciale, Astrit Martiri, në një rrëfim ka treguar sesi ndodhi largimi i Fatos Nanos nga burgu në vitin 1997.
Ai rrëfen dëshminë e një prej ish- pjesëtari të RENEA-s dhe Gardës, i cili tregon me detaje të gjitha lëvizjet, nga marrja e Fatos Nanos nga burgu, ndalesa në Tiranë e më pas dërgimi i tij në Kavajë, nën forca të shumta sigurie.
Rrëfimi i Astrit Martirit:
Fatos Nanos i urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë!!! Një mirënjohje e veçantë dhe e përhershme për kontributet modernizuese të PS-së dhe politikës shqiptare! Ndjej një detyrim të përhershëm mirënjohjeje ndaj forcave të RENEA-s dhe Gardës që na kanë shërbyer me shumë profesionalizëm dhe dashamirësi.
Një nga anëtarët e RENEA-s, si dëshmitar okular i situatave të ngjarjeve të rënda të marsit 1997, më kërkon të postoj këtë rrëfim të asaj ngjarje të rëndë. Ish pjesëtarët e RENEA-s dhe Gardës nuk po kërkojnë mirënjohjen e munguar që meritojnë plotësisht – por kanë frikë se historia mund të shtrembërohet.
Ky është mesazhin i tij: Më 12 mars 1997 shpërtheu një revoltë në burgun 313, shpërthyen të gjitha birucat dhe të gjithë të burgosurit ishin bashkë, edhe ata që kishin mëri u vendosën nga gardianët e burgut që të mos merrej asnjë masë.
Kjo revoltë ka nisur nga ora 8 e datës 12 mars deri në orën 14:30. Më 13 mars 1997 derisa burgu shpërtheu.
Në burg që nuk pranuan të largoheshin ishin: 1) Ramiz Alia, 2) Fatos Nano, 3) Muho Asllani dhe 4) Luan Bobrati.
Rreth orës 14:45, pothuajse i gjithë shteti dhe e gjithë policia kishte rënë, shteti ishte në një gjendje kaosi. Një grup miqsh nga reparti RENEA ku ishin:
1- Astrit Mërtiri
2- Alket Bega
3- Dashamir Rrapaj
4- Durimi Toska
5- Edmond Merkaj
shkuam te dera e burgut 313, që ishte ngjitur me repartin ku kishte mbërritur ish-truproja e Nanos, para se të futeshin në burg Bedri Merhori dhe ish-shoferi i tij, i ndjeri Agim Lleshi. Këta dy të fundit në atë periudhë ishin të pa punë.
Hymë në oborrin e burgut 313 ku shkelëm mbi gezhojat që ishin nga goditjet gjatë natës nga oficerët e sigurimit të burgut.
U takuam me 2 shokët, Bedriu pasi fola me Nanon më ftoi të ngjitem lart në zyrën e drejtorit të burgut ku ishte siç thashë më parë ishin :
– Ramiz Alia
– Fatos Nano
-Muho Asllani
– Luan Bobrati
Më pas zbrita Muho Asllanin, i cili priste djemtë në derën e jashtme të burgut, ndërsa Luan Bobrati u largua vetëm.
Pas pak minutash, zbrita nga zyra e drejtorit në katin e 2-të, ku ishte një ambulancë burgu dhe 2 makinat tona ishin jashtë. (një mercedes benz dhe një golf)
Ramiz Alia dhe Fatos Nano hipën në ambulancë dhe u shoqëruam me 2 makinat me 7 anëtarët e grupit që përmenda më lart.
Morëm rrugën e bulevardit Zogu I dhe u kthyem nga ura e madhe e korsisë për të shkuar në Drejtorinë e Tiranës ku pallati ngjitur me të në katin e 2-të ishte banonte vajza e Ramize Alise.
U ngjita ne katin e dyte dhe pasi lame Ramizin tek shtepia e vajzes, vazhduam rrugen per ne rrugen e Elbasanit buz Lanes, pa shkuar ne marketin e Elektrikut, u kthyem majtas tek ura e vogel ku erdhëm tek rruga Hoxha Tasim ku Nano kishte një shtëpi.
Përveç grupit tonë të 7-të të përmendur më sipër, pas 5 minutash mbërriti Paulin Sterkaj dhe 2 nipat e tij.
Grupi prej 7 prej nesh përbëhej :
– Bedri Merhori
– Agim Lleshi –
– Astrit Martiri
– Alket Bega
– Dashamir Rrapaj
– Durim Toska
– Edmond Merkaj
Vendosa që Bedriu të fliste me Nanon për t’u larguar nga ajo shtepi ku ai u përgjigj OK në një sekondë.
Kështu në 10 minutat që kishim mbërritur dolëm nga shtëpia me 3 makina, ku me makinën e Lushe Përpalit hipën shoferi i Lushe Përpalit, Astrit Martiri, Fatos Nano, Rexhina Nano, tip Foristrade Toyota ngjyrë gri, mbrapa dhe sediljet anësore qenë Alket Bega dhe Durim Toska.
Në makinën golf ndodheshin Edmond Merkaj dhe Dashamir Rrapaj, ndërsa në makinën Mercedes Benz Agim Lleshi dhe Bedri Merhori.
Na u bashkangjit nga mbrapa Paulin Sterkaj me 2 nipat dhe 2-3 makina të tjera që nuk i njihja.
Marrim rrugën e Kombinatit dhe dalim për në Plepa dhe më pas rrugën për në Kavajë. Për ta mbajtur këtë lëvizje sa më diskrete, jemi ndalur tek 2 pikat e karburantit në dalje të Kavajës EuroDrin, që sot janë 2 Kastrati.
Ne u thamë njerëzve që na shoqëronin me makinë se ishim në një rrugë të gjatë, shoferi i Lushe Përpalit tha që nesër në orën 7 të jem në zyrën e Lushit për të marrë Lushin dhe ndërruam makina.
Ne hipëm në golfin ku Nano dhe Rexhina u ngjitën pas tyre, sepse golfi ishte me tek dere. Astrit Martiri ishte në timon dhe Alket Bega në vend të parë.
Të gjitha makinat e tjera përveç makinave tona Golf dhe Benz u kthyen në drejtim të Tiranës, ndërsa ne vazhduam rrugën për 1 km dhe u kthyem djathtas në Spille.
Ku mbërritëm dhe qëndruam në shtëpinë e Todi Martirit për 3 net.
Dhe ditën e katërt, në orën 6 të mëngjesit, u nisëm për në Tiranë, ku mbërritëm direkt në selinë e Partisë Socialiste, ku zoti Nano mbajti një konferencë për shtyp me gazetarë të huaj.
E veçanta është se njeriu që qau dhe përqafoi Nanën dhe tha më lër të qaj se katër vjet nuk më la të qaj- ishte i madhi Kadri Roshi.
Me këtë grup prej 7 vetësh u krye e gjithë fushata elektorale dhe nuk u nda ditë e natë deri më 28 qershor 1997, kur u fituan zgjedhjet”./balkanweb