Connect with us

Kosova

Janjiç: Vuçiç e Kurti po luajnë me zjarrin, QUINI-i është shumë nervoz…

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, Dushan Janjiç, ka thënë se presidenti Aleksandër Vuçiç nuk ka një politikë strategjike ndaj Kosovës dhe se synimet e tij të vetme janë “blerja e kohës” dhe ruajtja e ndikimit të Listës Serbe.

Janjiç ka theksuar për agjencinë ‘Beta’ se në takimin e Vuçiçit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, takim i planifikuar për 14 shtator në Bruksel, nuk do të arrihet asnjë marrëveshje konkrete.

“Si Vuçiç edhe Kurti po blejnë kohë. Të gjithë insistojnë në deeskalim dhe në thelb gjithçka zbret në dy pyetje, kur do të mbahen zgjedhjet lokale dhe kur do të tërhiqet policia e Kosovës nga veriu. Edhe Kurti edhe Vuçiç janë larg zgjidhjes së këtyre dy problemeve thelbësore” – vlerësoi Janjic duke shtuar se kriza e sigurisë shtypi zgjidhjet politike.

“Dhe kjo e bën grupin e QUINT-it dhe gjithë komunitetin ndërkombëtar nervoz. Deri më tani nuk ka pasur asnjë propozim nga Beogradi se kur dhe në çfarë kushtesh do të kthehen serbët në institucionet e Kosovës. Vuçiç dhe Kurti po luajnë në prag të rreziqeve të sigurisë” – deklaroi Janjiç

 

Advertisement