Connect with us

Kronike

Arrestohet amerikani në Rinas, u kap me mijëra dollarë dhe aksesorë të padeklaruar

Një 23-vjeçar amerikan është arrestuar në Rinas, pasi është kapur me veshje dhe aksesorë të ndryshëm, me vlerë rreth 14 300 dollarë të padeklaruara.

Ai akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Njoftimi i policisë:

Rinas/Angazhim maksimal i shërbimeve të Policisë Kufitare, për të menaxhuar fluksin në hyrje/dalje, si dhe për të parandaluar dhe për të goditur krimet kufitare.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, goditet një rast i kontrabandës së mallrave.

Arrestohet në flagrancë një 23-vjeçar (shtetas amerikan) që tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, veshje dhe aksesorë të ndryshëm, me vlerë rreth 14 300 dollarë.

Sekuestrohen veshjet dhe aksesorët.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e shërbimit cilësor për qytetarët në hyrje/dalje, është goditur 1 rast i kontrabandës së mallrave.

Në bazë të analizave të riskut, në hyrje, u kalua për kontroll shtetasi amerikan H. Z., 23 vjeç.

Gjatë kontrollit në valixhet e këtij shtetasi, janë gjetur mallra të ndryshme që ai nuk i kishte deklaruar në doganë, siç përcaktohet me ligj.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshje dhe aksesorë të markave të ndryshme (ora dore, syze dielli, çanta etj.) me vlerë rreth 14 300 dollarë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi H. Z., 23 vjeç, banues në SHBA, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement