Politike
Evi Kokalari i kthehet keq Gaz Bardhit: Ju i hapët varrin Berishës
Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka kritikuar ashpër deputetin demokrat Gazment Bardhi, i cili mori iniciativën për të bashkuar deputetët e kësaj force politike, ndonëse jo të gjithë.
Kokalari e akuzon Bardhin si hipokrit, dhe thotë se ai po punonte me grupin e Alibeajt për t’i hapur varrin Berishës.
Në fund të reagimit deklaron se të gjithë deputetët e PD-së që i quan “vemje të ulëta” do të zëvendësohen në zgjedhjet e 2025-ës.
‘O Gaz Bardhi, po ty do të të besojmë ne? Përpara zgjedhjeve të 14 Majit, ti ishe në komunikim të vazhdueshëm me Këlliçin, dhe me një grup të vogël brenda rithemelimit, por dhe brenda PD së Alibeajt, ju po i hapnit varrin Berishës mbas humbjes që ju e dinit ishte e sigurt në 14 Maj.
Naiviteti im që mendova se do bashkoheshit me Berishës vetëm e vetëm që rithemelimi të hynte në garë me logon e PD zyrtare dhe jo Ilir Metën.
Sapo u kthye Lulzim Basha në PD, që në fakt ty të dha jetë, dhe mbas dy vitesh që e luftove rithemelimin, po mbledh ti deputët e opozitës? Ne fakt ti je po aq hipokrit sa vetë Berisha. Dhe fakt mbetet vetëm një:
Ju të gjithë do zëvendësoheni në zgjedhjet e 2025! Këtë premtim ja jap Berishës, se ju të tjerët jeni vemjet më të ulta që ka njohur politika e 32 viteve të fundit, dhe nuk meritoni asnjë vëmendje.’- shkruan Kokalari.
Me iniciativën e Gazment Bardhit, deputetët e tij mbështetës, deputetët e Berishës dhe aleatët u mblodhën në një takim të përbashkët. Lulzim Basha dhe 10 të tjerët që e përkrahin bojkotuan. Pas takimit Berisha e quajti hap të suksesshëm, ndërsa Gazment Bardhi njoftoi se takimi ishte rreth unifikimit të aksionit në parlament e reformës zgjedhore.