Connect with us

Kosova

Petkoviç kërcënon me thellim të krizës në veri të Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, sot i ka dërguar një mesazh urgjent komunitetit ndërkombëtar, përfshirë vendeve të QUINT-it dhe ndërmjetësuesit në dialog, Miroslav Lajçak, në të cilin ka paralajmëruar se ultimatumi për sipas tij, dëbimin e serbëve nga ndërtesa në Mahallën e Boshnjakëve mund të çojnë në thellimin e krizës në veri të Kosovës dhe ngritjen e mëtejshme të tensioneve në terren, raporton RTV

Afati për largimin e objektit ku gjenden zyrat e të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, drejtorisë së Fondit Pio, Qendrës për Punë Sociale Vushtrri dhe Qarku Administrativ Kosovë-Mitrovicë, është shtyrë për dy javë dhe është caktuar nga kryetari i komunës së Mitrovicës së Kosovës, Erden Atiq, skadon nesër me datë 08 shtator.

Në letrën më të fundit që Petkoviq ka dërguar në disa adresa dhe në të cilën mediat serbe kanë pasur qasje, drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë ka theksuar se lëvizjet e tilla të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës dhe Albin Kurtit nuk kontribuojnë në de-përshkallëzimin e situatës në veri, por në të kundërtën – paraqesin një provokim të ri të rrezikshëm që ka vetëm për të kërcënuar të drejtat dhe jetën e popullit serb në veri të Kosovës dhe për të destabilizuar më tej situatën në terren.

Në këtë aspekt, letra i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta kuptojë këtë çështje me vëmendjen dhe paralajmërimin më të madh të mundshëm dhe të shfrytëzojë autoritetin e vet për të parandaluar “përshkallëzimin dramatik që Kurti dhe Atiqi duan të shkaktojnë me vendimin e paligjshëm për dëbimin e institucioneve serbe”.

Petkoviq përkujtoi se përpjekja për të dëbuar me forcë institucionet serbe nga Mitrovica e Veriut dhe konfiskimi i pronave serbe është një sulm i ri i Prishtinës ndaj dialogut, duke pasur parasysh se kjo çështje mund të konsiderohet vetëm në kontekstin e formimit të Asociacionit, gjë e cila është konfirmuar nga vetë Bashkimi Evropian në disa raste.

Kujtohet se me vendime të tilla të kundërligjshme, Kurti dhe Atiqi ua heqin të drejtën e punës rreth 43 punonjësve në atë objekt, si dhe rrezikojnë të drejtat e dhjetëra mijëra serbëve, shqiptarëve, boshnjakëve, romëve, goranëve të cilët i ushtrojnë të drejtat e tyre përmes Fondi Pio ose Qendrës për Punë Sociale.

“Prishtina është e vetmja që dëshiron konflikte dhe destabilitet dhe do të ishte tragjike nëse do të arrinte ta realizonte atë interes”, përfundon letra e dërguar nga Petkoviq.

Advertisement