Connect with us

Politike

Zgjedhjet në Kukës/ Basha: Nuk do bëhemi trau i dytë i humbjes

Lulzim Basha i cili regjistroi vulën dhe logon e Partisë Demokratike në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme në Kukës, ka vendosur që të mos nxjerr asnjë kandidat. Me anë të një postimi në Facebook, dega Kukës e PD-së, që menaxhohet nga ekipi i Bashës, ka njoftuar se nuk do të bëhen trau i dytë i humbjes në Kukës. Po ashtu në postim thuhet se zgjedhjet në Kukës do të bëhen si garë pazaresh mes rilindasve të Ramës dhe përfituesve të Metës.

Postimi i Plotë:

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE DEGA KUKËS 8 Shtator 2023 Partia Demokratike Dega Kukës, duke ndjekur me pergjegjësi te lartë politike dhe morale situatën e krijuar në Kukës; pas refuzimit nga një pjesë e opozitës për një kandidat përbashkues, rezident në Kukës dhe me të gjithë vullnetin për të nxjerrë një kandidat fitues në zgjedhjet e 24 shtatorit, kërkon t’ju rikujtojë të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj se qëndrimi jonë ka qenë konstant dhe vetëm në interes të demokratëve të ndershëm të Kukësit. Ne besojmë se gara për drejtimin e Bashkisë Kukës ,është një përfaqësim dinjitoz dhe I munguar për qytetarët e lirë të këtij vendi. Kjo garë nuk duhet absolutisht të jetë një garë për pazare dhe qoka oligarkësh mes rilindasve te Ramës dhe përfituesve të PL së Metës.

Megjithatë, në rrethanat kur PD , institucionet e saj lokale dhe qëndrore, këmbëngulën për më se dy muaj për një bashkim gjithëpërfshirës të faktorëve opozitarë ne Kukës, me qëllimin e vetëm kthimin e qeverisjes lokale tek e djathta,në shërbim të qytetarëve, çdo kërkesë e jona u pa se ra në vesh të shurdhët. Jo të gjithë patën të njëjtin vullnet me Partinë Demokratike. Duke anashkaluar dhe vullnetin e familjes së madhe të demokratëve të Kukësit, komandimi nga Tirana,në dëm të interesave të qytetarëve kuksianë, për të mbrojtur interesat e individëve dhe tregtarëve me oligarkët e Ramës po rrezikojnë një përsëritje të 14 majit. Të gjithë ne, kemi humbur shumë prej frymës së konfliktit, përçarjes, unit dhe interesave të individit. Interesi i demokratëve dhe i të gjithë qytetarëve të Kukësit që duan ndryshim do të ishte përfaqësimi me një kandidat të vetëm të të gjithë spektrit opozitar për bashkinë Kukës.

Ndaj në kushtet e krijuara pas “nxitimit’ me “primare” të paracaktuara dhe caktimit të kandidatit, Partia Demokratike është e përkushtuar pa asnjë rezervë dhe paragjykim , që të mos krijojë kushtet për një ndarje akoma më të thellë të demokratëve në dëm të qytetarëve të Kukësit. Në këto rrethana Partia Demokratike, me përgjegjësi të plotë deklaron se nuk do të dalë me një kandidat për zgjedhjet e datës 24 shtator për Bashkinë e Kukësit. Partia Demokratike nuk do të bëhet kurrë “trau I dytë” I humbjes, në dëm të demokratëve dhe qytetarëve kuksianë.Partia Demokratike qëndron fuqimisht në mbrojtje të interesave të kuksianëve, në mbështetje të tyre dhe po punon fort për ringritjen,bashkimin dhe unifikimin e të gjithë strukturave.Partia Demokratike do të luftojë që sëbashku ti rikthejme dinjitetin e nërpërkëmbur të qytetarëve kuksianë nga interesat e momentit, të kujtdo qofshin ato. Koha, do të jetë treguesi më I mirë. Partia Demokratike Dega Kukës

Politike

Noka i ashpër në Kuvend: Shqipëria është kthyer në Meksikë ku deputetët vrasin njëri-tjetrin

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në fjalën e tij në Kuvend, teksa po diskutohet në lidhje me propozimin e rezolutës kundër korrupsionit, u shpreh se nuk ka sens që pas 3 mandatesh ku vendi u zhyt në korrupsion, të vihet e të kërkohet t’i vihet kapak me një rezolutë.

Shqiptarët kanë iku se nuk duan një Shqipëri që qeveriset nga hajdutë dhe kriminelë prandaj detyroni çoni administratën sikur keni emigrantë. Kjo maxhorancë she kjo çetë hajdutësh në këto 11 vite kanë bërë shumë gjëra fyese për shqiptarët, por ky moment sot është nga më kulminantët.

Të vish këtu pas tre mandatesh që e ke zhytur me krim dhe ta mbyllësh me një rezolutë. Kjo është fyese dhe cinike, është e pabesueshme më keq akoma të vijë këtu Edi Rama përgjegjësi kryesor i hajdutërisë që ka pllakosur këtë vend. Përgjegjësi i krimit që ka zënë për fyti këtë vend dhe të na vijnë me rezolutë, Këtë nuk ja rrok mendja askujt, nuk mund të ketë parodi më të madhe se kjo.

Nuk e rrok dot imagjinata, është e vështirë Elisa ta gjesh edhe nëpër filma. Autori kryesor i korrupsionit, i bandave dhe krimit ka ndërmend të lajë duart dhe këtë po e merr esh i madh dhe i vogël. Të vesh në skenë këtë shfaqje të neveritshme, fyerje e rëndë që i bëhet shqiptarëve dhe ne nuk e pranojmë dot.

Pretendimi juaj se Shqiptarët kanë kaluar një traumë të rëndë dhe se e harruat 11 vite është poshtërues. Rama e ka parë që Shqipëria në çdo sondazh kryeson vetëm për krim dhe korrupsion. Kanabizimi ka autor Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar si Meksikë, vetëm në Meksikë një deputetë krijon bandë kriminale për vrarë një deputet tjetër”.

Continue Reading

Politike

Spiropali-Bardhit: Kush je ti, je djali i sapoadoptuar i babait të Zenit, apo që kërkon hetim për të?

Pas fjalës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në Kuvend, atij nuk i është përgjigjur kryeministri Rama, por ministrja Elisa Spiropali.

Spiropali e ka pyetur se kush është Bardhi, ai i që lufton me fjalë korrupsionin apo ai që shkon poshtë ballkonit për të mbrojtur shtatoren e korrupsionit të liderit të tij.

Spiropali: “Pyes veten kush je Gazi? Je ai që lufton me fjalë korrupsionin apo ai që shkon poshtë ballkonit për të mbrojtur shtatoren e korrupsionit të liderit tënd. Kush je koleg? Je ai që kërkojë hetim për babin e Zenit, apo je djali i sapoadoptuar i babait të Zenit? Të ndryshosh mendjen nuk është mëkat, por është të kesh 2 mendje është hall i madh. Hallin nuk ta qaj dot, ja edhe njëherë, ne dhe ju.

Dy kampe që edhe për datat në kalendar nuk biem dot dakord. Paskemi ndryshuar, nga kundër, votën do e jepni abstenim. Jeni në të drejtën tuaj, por unë shumë modestisht po iu ftoj për të kundërtën. Pavarësisht sesi do të votoni rezuluta nuk është ndryshim kursi i vendit, por thellim i reformimit për të bërë Shqipërinë shumë herë më të mirë sesa sot. Në të gjitha debatet që mund të bëhen ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit. Ndarja e propozuar mirë apo keq është se pushteti është pjesë e sistemit, por të ndershmit e luftojnë korrupsionin”.

Continue Reading

Politike

‘Zotrote Arben Noka ishte drejtues i një grupi të kriminal’/ Bardhi përplasët me Ramën në Kuvend

Bardhi: Zotrote na the edhe që Arben Noka është deputet dhe përfaqësues i qytetarëve, por në fakt ishte drejtues i një grupi të strukturual kriminal. E vetmja gjë pozitive që mund të veçoj është pranimi prej tij se na u dashka një përpjekje e veçantë kundër korrupsionit të qeverisë. Lufta ndaj korrupsionit duhet të trajtohet patjetër nga Kuvendi. Një nismë e tillë do të ishte e besueshme, dhe serioze vetëm nëse ata që e propozojnë janë të gatshëm për të luftuar korrupsionin. Edi Rama është artitekti i kriminalizimit të institucioneve, Të luftosh korrupsionin nuk ka nevojë për rezoluta por për akte dhe veprime. Rama e konsideron luftën kundër korrupsionit si çështje propagande.

Continue Reading

Politike

Pr/rezoluta antikorrupsion/ Rama mesazh shqiptarëve dhe thirrje opozitës: Shëndet e mend në kokë sepse…

Rama: Kundërvënia jonë me vizion, reforma dhe heqjen dorë nga kontrolli politik i drejtësisë ka nisur ta zmbrapsë korrupsionin pot nuk e ka mundur, dhe është fenomen shqetësues. Ndaj sot vijmë në parlament me këtë nisëm. Kjo forcë politike në qeveri jo vetëm që nuk ika lodhje me pushtetin, por ka një fuqi të brendshme për ndryshimin e vendit, dhe e bën të jetë opozita serioze e vetvetes.

Të dytën e kam për deputetët jashtë PS, thirrja ime është votojeni sot dhe po nuk e gjetët këtë forcë, mos e botojeni nesër… Sa herë që u kam thënë në këtë sallë kthejuni memories… jo se jam më i zgjuar dhe i zoti se ju, por sepse ju s’keni dashur ta mësoni se vendimmarrjet me shikimin deri te hunda jote, rrugën e shkurtër e bëjnë pafundësisht të gjatë, ndaj ne jemi këtu e ju atje, shëndet me mend në kokë uroj se keni ende shumë për të parë. Flamuri i Shqipërisë do jetë gati të ngulet në oborrin e BE, në Bruksel.

Continue Reading

Politike

“SPAK ilaç i hidhur, o e pi o vdes”, Rama: Kush e pi njëherë po njëherë jo nuk vetëpastrohet…

Rama: Kjo dr/rezolutë është ajo që i duhet nga ky parlament rep së Shqipërisë për të mbështetur anëtarësimin në BE, në vitin 2030.

Janë fantazuar qëllime të fshehta, si vënja nën kontroll e SPAk, apo që jemi kujtuar pas 10 vjetësh të luftojmë korrupsionin. Jemi në luftë që prej 10 vjetësh.

SPAK është ilaç i hidhur që o e pi ose vdes, kush e pi njëherë po njëherë jo, jo nuk ka shanc të vetëpastrohet, por zgjat agoninë që tretet siç po treteni ju te rrugica e shpresës

Continue Reading
Advertisement

TRENDING