Connect with us

Kosova

Kryqi amerikan në shpinën e Vuçiç/ SHBA i ka vendosur kushte

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të lejojnë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Serbi deri në fund të vitit, për shkak të detyrimeve të paplotësuara që ka Serbia nga Marrëveshja e Brukselit/Ohrit.

Kështu të paktën ka pretenduar ish-diplomati serb, Nebojsha Vujoviç, duke thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka marrë paralajmërime serioze nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që të mos shpallen zgjedhjet parlamentare deri në implementimin e Marrëveshjes Bazë nga ana e Beogradit zyrtar.

“Ata favorizojnë politikën e Vuçiç-it dhe Partisë Progresive Serbe sepse janë pajtuar me ta për të arritur interesat e tyre kombëtare, që janë në radhë të parë formalizimi i pavarësisë së Kosovës dhe vendosja e sanksioneve kundër Rusisë. Vuçiç është ‘barku i butë’ për realizimin e interesave amerikane”, ka theksuar Nebojsha Vujoviç

Sipas tij, SHBA-të presin që Vuçiç të pranojë pjesëmarrjen pa kushte të Listës Serbe në zgjedhjet e Kosovës dhe kthimin e serbëve në të gjitha institucionet e Kosovës në muajin e ardhshëm.

Presidenti serb ndërkohë po përpiqet të blejë kohë, sepse shpreson që Donald Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, megjithatë, sipas të gjitha vlerësimeve, kjo është larg të qenit e arritshme, pohon Vujoviç.

Sipas tij për momentin interesat kryesore amerikane në Serbi janë që “vendi të bëhet pjesë e integrimeve euroatlantike”.

Advertisement