Kronike
Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, plagoset familja prej 4 anëtarësh
Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në zonën e Mollajt.
Sipas të dhënave paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej tyre ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Në automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi me iniciale F. M., udhëtonin edhe bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e tyre. Si pasojë e përplasjes, të katër personat kanë mbetur të lënduar.
Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka nisur veprimet për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.