Connect with us

Kosova

Testojeni Vuçiçin, pastaj ndërmerrni hapa/ Sarrazin: Kurti nuk ka ndjekur këshillat e BE-së

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka thënë se veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që çuan në përshkallëzimin e situatës në Zveçan, ku u plagosën ushtarët e KFOR-it, ishin “gabim i madh” dhe se “gjithçka që ndodhi nuk ishte përgjegjësi vetëm e palës kosovare.”

“Bashkimi Evropian e ka shprehur qartë se çfarë dëshiron të bëjë për të qetësuar situatën. Ju mund të mos jeni dakord me këto vendime, por ky është standardi i BE-së, 27 vendeve anëtare dhe madje edhe QUINT-it” – deklaroi Sarrazin

Ai ka shtuar se ka një urdhër të qartë nga BE-ja për Qeverinë e Kosovës se çfarë duhet bërë për të deeskaluar dhe se kjo vlen edhe për kryetarët e komunave në veri.

“Por zoti Kurti kishte një plan tjetër dhe nuk na ndoqi. BE-ja vendosi ta ndëshkojë për këtë sjellje. Mendoj se të dyja palët duhet të punojnë për pajtim dhe t’i kthehen zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit” – theksoi Sarrazin, duke shtuar:

“Dëshiroj që Qeveria e Kosovës ta testojë më shumë Qeverinë e Serbisë, të shkojë drejt plotësimit të pikave që edhe Qeveria e Serbisë ta përmbushë pjesën e saj”, tha i dërguari gjerman.

Advertisement