Connect with us

Aktualitet

Virozat e stinës prekin fëmijët, 300 raste në ditë te urgjenca

Me ndryshimin e temperaturave janë shtuar edhe rastet e infektimit nga virozat stinore, dhe më të prekurit janë fëmijët.

Sipas mjekëve, në Urgjencën Pediatrike të Tiranës paraqiten çdo ditë rreth 300 raste, ndërkohë që fluks të madh ka edhe në qendrat shëndetësore.

Mjekët thonë se dominojnë rastet me temperaturë shumë të lartë që zgjat nga 2-3 ditë.

Temperatura e lartë zakonisht është 24-48 orët e para, temperaturë që shkon 39-40, e vështirë për t’u dominuar. Nëse para shkollës kishim më shumë fëmijët e çerdheve dhe kopshteve, tani shohim edhe moshat mbi 10-12 vjeç, që kanë temperaturë, dhimbje fyti, koke, lodhje.

Mjekët u kërkojnë prindërve që të jenë të kujdesshëm dhe të këshillohen me ta, pasi jo në çdo rast është i nevojshëm antibiotiku.

Nuk duhet të nxitojnë që për një temperaturë 2-3 ditë të marrin antibiotik se në këtë rast është i panevojshëm, duhet të drejtohen të mjeku.

Gjithashtu ata rekomandojnë shmangien e ambienteve të mbyllura dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve.

Advertisement