Connect with us

Pinknews

“Roped by Olsi Bylyku” tregon “prapaskenat e projektit më të ri

Olsi Bylyku ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për projektin më të fundit “Roped By Olsi”. Ai shpjegoi se pavarësisht se ka interpretuar shumë karaktere, njerëzit adhurojnë më shumë monologun dhe kjo ishte një ndër arsyet pse vendosi të vijë me një emision të tillë.

Ndërkaq, ai tregoi dhe një detaj mjaft interesant sesi nisi gjithë ideja e këtij projekti me kompaninë që ka bashkëpunuar.

“Atë ditë më ka rënë telefoni nga Design Angle, unë kam qenë në një projekt, jam vonuar shumë me e hapur telefonin. Mund të kem patur më shumë se 12 thirrje të humbura. Regjisori u nis nga kjo telefonatë dhe një nga skeçet që kemi. unë hyj në emision duke hapur perden dhe bëj gjithë hyrjenn, marr skaletën, ndez tv dhe ulem të prezantoj. Ky fillimi është fundi i skeçit që unë vij dhe gjatë gjithë kësaj kam një kalvar, që jemi nisur nga telefoni.

Telefoni vetëm bie dhe kur nuk mund ta arrij telefonatën që është Design Angle që do të bëjë këtë late ngiht shoë me mua. Nisi radhës tjetër skeçi me një vajzë që unë derdh verën tek telefoni, më digjet, kërkoj karikues dhe për 30 puntata rrjesht unë nuk arrij ta kap telefonin derisa arrij pastaj në studio që futem brenda. Është një skeç episodik, do të jetë gjithmonë me seri.“, tha Olsi.

Ndër të tjera, ai zbuloi dhe bashkëpunimin e radhës në muzikë. Olsi shtoi se brenda disa ditësh pritet të nxjerrë projektin e ri me një artist shqiptar që jeton në Itali. “Kam me një shqiptar që jeton në Itali, Quhet Enxhi dhe bashkëpunimi lindi rastësisht.”, tha Olsi. /abcnews.al

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *