Kronike
Grabitja në Rinas/ Vëllezërit Çala i drejtohen Kushtetueses, kërkojnë rrëzimin e vendimit të GJL-së
Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala i janë drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e grabitjes së bujshme në aeroportin e Rinasit. Bëhet me dije se kërkesa është depozituar nga avokatët e tyre, Evjola Shehu dhe Neshat Fana, të cilët kërkojnë shfuqizimin e vendimit aktual dhe rikthimin e çështjes për shqyrtim të ri.
Mbrojtja pretendon se gjatë procesit gjyqësor janë cenuar standardet e procesit të rregullt ligjor dhe të drejtat kushtetuese të të dënuarve. Gjykata e Lartë kishte lënë më herët në fuqi dënimet për grupin e akuzuar për grabitjen e ndodhur në prill të vitit 2019 në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, ku u morën miliona euro nga një automjet që transportonte para për bankat e nivelit të dytë.
Për këtë dosje, Klement Çala është dënuar me 20 vite burg, ndërsa Eldi Çala me 17 vite burg dhe në total, për të akuzuarit e grupit janë konfirmuar mbi 120 vite burg