Connect with us

Kosova

Analisti: Protestat studentore në Serbi me mungesë kohezioni dhe drejtimi të qartë

Analisti Ben Andoni ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe shoqërore në Serbi, me fokus të veçantë tek protestat studentore dhe dinamika e brendshme e tyre. Andoni ofroi një vështrim kritik mbi mënyrën e organizimit të lëvizjes studentore në Serbi teksa tha se ajo po zhvillohet në një kontekst kompleks, ku mungesa e transparencës dhe fragmentimi i brendshëm po ndikojnë në kohezionin e saj.

Ai theksoi se, ndonëse ka një mobilizim të gjerë shoqëror, ende vërehen paqartësi në strukturimin e përfaqësimit dhe në drejtimin e kërkesave kryesore megjithatë sipas tij, përballja mes qeverisë dhe studentëve pritet të intensifikohet, ndërsa mbështetja qytetare mbetet një faktor kyç në mbajtjen gjallë të protestave.

“Studentët po ushtrojnë presion dhe kërkojnë që zgjedhjet të zhvillohen më shpejt sesa vjeshta, edhe pse presidenti Vuçiç ka përmendur një periudhë nga shtatori deri në nëntor. Protesta nuk është vetëm studentore, por ka nisur të marrë mbështetje edhe nga qytetarët e Beogradit, gjë që po e mban gjallë lëvizjen. Megjithatë, kjo mbështetje qytetare mund të zbehet me kalimin e kohës, pasi publiku pritet të kërkojë rezultate konkrete dhe nuk mund të përballojë për një kohë të gjatë bllokimin e qytetit” – deklaroi Andoni

Advertisement