Pinknews
Një vajzë e re vjen tek “Përputhen” dhe shpërthyen komentet/ Sindi: Jam e virgjër
Një tjetër vajzë i është bashkuar “Përputhen”.Ajo quhet Sindi Loci, 22 vjeç dhe është artiste. Sindi bëri një interpretim me violinën e saj dhe opinionisti Arjan Konomi e cilësoi vajzën si elegante dhe plot sharm. 22-vjeçarja, e cila studion për violinë në Bukuresht, deklaroi se nuk ka pasur ndonjëherë marrëdhënie me meshkuj.
“Nuk kam pasur asnjë puthje romantike, asnjë lidhje, vij për të provuar gjithçka këtu”, tha Sindi.Pas deklaratës së vajzës, studio u ndez nga debatet. Djemtë e vlerësuan shumë këtë fakt dhe e shprehën hapur pëlqimin për bukuroshen. Nga ana tjetër, Ana tha se femër nuk të bën virgjëria duke i cilësuar mendimet e djemve si turp.
Ana: Virgjëria nuk të bën femër. Turp çdo mashkull që ka këtë ide.
Sindi: Një vajzë nuk duhet vlerësuar nga virgjëria. Unë e kam ruajtur, sepse kam pasur përkushtime të tjera. Unë mendoj që një vajzë që tregon vlerat e saj, nuk tradhton, gënjen, kjo është shembull. Duajini femrat për ata që janë, sepse do të keni një jetë bashkëshortore dhe nuk duhet të kapeni për virgjërinë e tyre. gsh/