Connect with us

Bota

Pamje të rënda/ Terroristët ekzekutojnë shoferin me breshëri plumbash

Pamjet të rënda raportohen minutë pas minute në mediat sociale lidhur me luftën e nisur midis Izraelit dhe Palestinës. Luftëtarë të armatosur janë parë nga mëngjesi i sotëm në Izraelin jugor, të cilët qëllojnë me breshëri plumbash mbi civil, banesa dhe automjete.

Një video tronditëse është publikuar, ku dyshohet se shihet një civil që drejton makinën e tij dhe qëllohet papritur nga luftëtarët e Hamasit.

Militantët e Gazës kanë sulmuar me raketa Izraelin mëngjesin e së shtunës. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kanë shpallur gjendje gatishmërie për luftë në përgjigje të sulmit të befasishëm nga Gaza. Ushtria izraelite ka nisur të kryejë sulme hakmarrëse ajrore në Rripin e Gazës dhe ka paralajmëruar se Hamasi do të paguajë një çmim shumë të rëndë.

Advertisement